• |
ide | kryesore

IFFHS, Haaland është lojtari më i mirë në botë: Ronaldo shënuesi më i mirë i vitit 2023

Sport, Video
Haaland



Erling Haaland është lojtari më i mirë në botë i vitit 2023 sipas IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Qendërsulmuesi i Manchester City, i cili fitoi Champions League, Premier League, Kupën e Botës për Klube, FA Cup dhe Superkupën e UEFA-s këtë sezon, grumbulloi gjithsej 209 pikë. Haaland ka mbledhur dyfishin e pikëve, në krahasim me ndjekësin e tij më të afërt. E në fakt vendi i dytë është i Kylian Mbappé me 105 pikë. Shumë i distancuar Topi i Artë Lionel Messi, me vetëm 85 pikë.

RONALDO, SHËNUESI MË I MIRË I VITIT 2023: 53 GOLA

Me dy golat e shënuar kundër Al Ittihad, Cristiano Ronaldo kalon dy rivalët e tij të drejtpërdrejtë Harry Kane dhe Kylian Mbappe. Qendërsulmuesi i Bayern Munich dhe ai i PSG janë të mbërthyer në 52 gola. Fituesi i çmimit lojtari më i mirë i vitit 2023 nga IFFHS Erling Haaland është i katërti me 50 gola. Portugezi, duke vendosur sfidën kundër ish-shokut të vjetër te Real Madrid Karim Benzema, është realizuesi më i mirë. Ronaldo ka shënuar 872 gola në karrierën e tij.

Lexo më tejAkti i fundit i sfidës Messi-Ronaldo: në 1 shkurt mund të jetë përplasja e fundit e një epoke



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *