• |
ide | kryesore

“Zemra më del jashtë kontrollit”,Vis Bajraktari dedikim Lori Hoxhës

Paparazzi, Slider



Trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha prej vitesh është në një marrëdhënie me Vis Bajraktarin, i cili duket se është shumë i dashuruar.

Ndonëse çifti është treguar gjithnjë i rezervuar sa i përket lidhjes së tyre, Visi herë pas here vjen me dedikimet speciale për të dashurën e tij të zemrës.

Ditën e sotme, si rrallë herë, ai ka publikuar një foto të të dyve me një dedikim shumë të veçantë për të.

Ai shkruan:

Kur të shoh ty zemra ime del jashtë kontrollit.”
Foto në fjalë duket se është shkrepur gjatë një udhëtimi. Lori është e ulur dhe në prehrin e tij dhe e përqafon duke i kthyer momentet e të dyve në romantike.

Në një foto tjetër të disa javëve më parë ai i ka bërë një dedikim po kaq prekës, ndërsa ka publikuar një foto ku shihte nga deti.

Visi ka shkruar:

Nuk e di pse po shikoj kësaj ane kur pamja është pas meje.”
Duke nënkuptuar kështu që foton ia ka bërë Lorin, nga e cila nuk i heq dot sytë. Kjo e fundit i ka bërë një koment me emoji zemra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *