• |
ide | kryesore

“Erdha në shtëpi me tre çmime”, Rita Ora nuk di të ndalet

Paparazzi, Slider



Suksesi i Rita Orës nuk ka të ndaluar dhe këtë e demonstroi me këngën e saj të fundit, “Let u love me”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare po vazhdon të kryesojë toplistat e muzikës, ndërsa është zgjedhur si artistja femër me më shumë këngë solo që kanë qëndruar në “Top 10-shen e Britanisë së Madhe”.

Kënga e saj e fundit, që ka vetëm një muaj që është publikuar, arriti të mblidhte mbi 40 milionë klikime në Youtube.
Dhe falë saj, Rita Ora mori tre trofe nga Vodafone të cilat i tregoi përmes një postimi në InstaStory: “Erdha në shtëpi me tre çmime. Faleminderit!”.

Në fund të muajit nëntor këngëtarja lajmëroi se vjen me albumin e dytë “Phoenix”. Ky i fundit do të publikohet gjashtë vite pas albumit “Ora”, që u lançua në vitin 2012.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *