• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e Lul Berishës dhe Plarent Dervishit

Lajme, Të fundit

Policia e shtetit ndërmori këtë të diel një operacion të gjerë për të goditur grupet e trafikut të drogës në disa nga qytetet kryesore të vendit. Operacioni u shtri në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Burime të lapsi.al në radhët e uniformave blu thanë se në fokus ka qenë edhe një urdhër-ndalim për grupin e Lulzim Berishës, i njohur si kreu i bandës së Durrësit që u lirua vetëm një vit më parë nga burgu.

Të njëjtat burime thanë se ndaj Berishës rëndon akuza e trafikut të drogës dhe armëve. Policia ka bastisur në shtëpinë e tij, por ky i fundit nuk është gjetur aty pasi sipas burimeve ndodhet jashtë vendit. Mësohet se policia ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e Plarent Dervishit, bashkëpunëtori i Lul Berishës.

Lulzim Berisha është një nga emrat më të përfolur të drejtësisë në vitet e fundit. Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, i reduktuar më pas me 25 vjet heqje lirie, Lulzim Berisha, 5 vjetët e mbetur, pas disa uljesh të tjera, do t’i kalonte si dënim me kusht. Ai u lirua pasi sipas avokatit mbrojtës vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sipas të njëjtave burime në pranga në kuadër të këtij rrjeti të trafikut janë vënë disa persona në zonën e Shijakut të një grupi që drejtohej nga Flamur Avdyli një biznesmen i njohur në zonë. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Gjithe ai titull i madh,por nuk na thate asgje,se :Cfare gjeti policia ne shtepine e Lul Berishes,dhe te shokut te tij,ne Shijak?

  2. P.Dervishi eshte kunati i tij…
    Dora e forte e Dakos .Ka zaptuar portin…etj. E di Gjushi mire.
    “O Gjush thirri mendjes nqs mendon per familjen”. Rama te perdor dhe nuk te mban…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu