• |
ide | kryesore

‘E financuar nga grekët’, NOA.al përgënjështron lajmin

Lajme, Të fundit



Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.al përgënjështroi ditën e sotme lajmin se është financuar nga një fond sekret i ministrisë së Jashtme greke.

Reagimi ka ardhur pas publikimit të disa lajmeve në media ditën e djeshme, ku mes emrave të mediave të paguara nga grekët, ishte mes tyre edhe NOA.al.

Emrat/ Këto janë mediat shqiptare të financuara nga Greqia 

“Ky është një paralajmërim ligjor për ato media që kanë bërë të tilla akuza të padrejta duke dëmtuar emrin e noa.al.” – thuhet në deklaratë.

Reagimi: 

Për shpërndarje të menjëhershme 21 Tetor 2018 Për shpërndarje të menjëhershme 21 Tetor 2018
Deklaratë e themeluesit dhe administratorit të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA.al, Edison Kurani
Më datë 20 tetor 2018 në disa media është bërë një publikim i cili sugjeron se disa faqe interneti, mes të cilave përfshihej edhe noa.al, janë financuar nga një fond sekret i ministrisë së Jashtme greke.Me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale, deklaroj se NOA.al nuk ka marrë kurrë financime të tilla.Burimi i vetëm i të ardhurave të NOA janë reklamat. Ky është një paralajmërim ligjor për ato media që kanë bërë të tilla akuza të padrejta duke dëmtuar emrin e noa.al.



4 Comments

  1. Eurot i ka marr ekipi negociues shqipetar, me ne krye ministrin e jashtem dhe jo vetem ate. Portalet e mediat kane marr ndonje kacidhe. Me doreheqjen e Kocias dhe deklaratat e tij skandaloze shantazhohen zyrtaret e kapur e te kooruptuar shqipetar qe kane marr 45 milion eurot nder vite.

  2. Nuk e kam pare ndonjehere kete NOA, por tani me vjen peshtire per keta qe shesin b…per dhramite e grekut, kunder interesit te shqiperise ptuuuuu

  3. Une shpresoj qe eshte kjo qe thoni ju . Sepse te financohet Agjencia Kombëtare e Lajmeve(NOA.al) eshte kulmi , ka ngelur vetem financimi i ATSH – se qe ti veme kapak kesaj pune . Une mendoj se SHISH , Presidenti dhe te gjitha instancat shteterore duhet te nderhyjne menjehere dhe te bejene drite mbi keto lajme . Duhet te nderhyet ne Kushtetute per shume ndryshime ligjore dhe rastet e tilla te quhen tradheti ndaj atdheut dhe te jepen denime maximale . Kjo do bere shume shpejt , aq me teper kur degjon kete Ciprasin qe thote se ne kemi vite qe e bejem nje gje te tille . Per mendimin tim gjendja eshte shume shume shume alarmante .

    1. Ata që duhet të bajnë ligjin mund të “blihen” ,ata që duhet ta zbatojnë mund të “blihen” e kështu me radhë,kështu që asht zor me e zgjedh ketë problem si shumë të tjerë.
      Shqipnija ka mbet si nji nanë pa fëmij!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *