• |
ide | kryesore

Çyrbja drejt gjykatës: Nuk kam pse duroj më shpifjet e Bashës

Lajme, Të fundit

Edhe Jurgis Çyrbja, deputeti i PS që u përgjua duke folur me anëtarët e bandës së Emiljano Shullazit do të shfrytëzojë nismën për të denoncuar shpifjen, për të cilën Edi Rama flet vazhdimisht ditët e fundit. I akuzuar nga Lulzim Basha se ka lidhje me trafikantët e drogës që sollën miliona euro me Toyota Yaris, Çyrbja tha se do të bëjë padi për kreun e PD-së.


“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!” shkruan deputeti i Durrësit në profilin e tij në Facebook.


Jurgis Çyrbja është akuzuar nga PD për marrëdhëniet që ka pasur me bandën e Shullazit, gjatë kohës kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Sot Lulzim Basha ishte në prokurori, për të dhënë shpjegime në lidhje me deklaratën se Taulant Balla ishte i lidhur me trafikantët e drogës që sollën miliona euro me Toyota Yaris, por në dalje ai shtoi edhe emrat e dy deputetëve të tjerë, Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.

Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja” u shpreh Basha.

5 Comments

  1. o derri mu at nen ju qift ju qelbesirave komuniste si ti qubrija,balla,rama,ulsi manja etj.75 vite nuk ndertuat nji qenef me te mir negjmie ku jeni lindur por ndertuar vetem bunker ku jeni ngjizur.dhe prap dhjejn se duhet patjeter qe lloji muq nano,vangjeli,dy nazarkot,sokol palla,anila basha,gr,berti,koli,agron,jkl,disa te pa emer te mos mbesin pa mut te ridhjer .

  2. Keshu tha Roshi i Kavajes,keshtu tha Tahiri ,keshtu thote Balla te gjithe prapa hekurave e kini vendin ,mundohi te justifiko -shpifje -shpifje dhe Nafijet -Markuci dhe Perluci -jane gati te japin VEDIKTIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu