• |
ide | kryesore

Dosja 339/ Vangjush Dako pazar votash me grupet kriminale

Lajme, Të fundit



Opozita vijon akuzat për lidhje të eksponentëve të mazhorancës me bandat kriminale. Teksa ka komentuar arrestimet e fundjavës që shkoi, deputeti Enkelejd Alibeaj ka thënë se në Prokurori ka një dosje përgjimesh, pjesë e së cilës është edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Përgjimet janë në një dosje që ndodhet në Prokurori. Dosja është me numër protokolli 339, dhe është depozituar në vitin 2017. Ai përfshihet në pazar votash vetë me grupet kriminale që operojnë në zonën e Durrësit”, tha Alibeaj në Abc News.

Një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Vangjush Dako si i implikuar në pazare me bandat kriminale. Sipas Bashës, prokuroria nën presionin e Edi Ramës nuk guxon të arrestojë Dakon.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Ky nuk eshte e majta e ketij vendi. Nuk dua ca njerez te lidhur me krimin po as “revolucionaret” e sponsorizuar ne menyre te dyshimte. Ku eshte e majta e politikave sociale dhe e te drejtave te sindikatave e te varferve? Kush ju a shiti ose bleu endrren te matjteve ne demokraci?

  2. Heshtja, heshtja, eshte pranimi me i ndershem, i te pa ndereshmit ne rastinDAKO, Kur flasin faktet, e denoncimi, duhet te vihet ne levizje prokuroria,,,,, presim,,, por qe te dalin disa te paemer, bashibozuke te psikopatit e te hidhen ne mbrojtje me fjale banale, e alibi te sajuara , si metode e kesaj rilindjeje eshte deformim i demokracise.Andaj nese ligji do te zbatohet baraz per te gjithe, u theme kuqaleve rilindas,,,prisni, prisni, se ka akoma

  3. Rilindasit kane teorine mbrojtja me e mire eshte sulmi. Prandaj sa here kapen me presh ne bythe kerkojne tja hedhin fajin dikujt tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *