• |
ide | kryesore

Zbardhet biseda e “Cines” së Shijakut me Vangjush Dakon: “Shif se do më vijnë ata të FNSH”

Lajme, Të fundit



Në një dokument të publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbardhet një përgjim telefonik mjaft i rëndë mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në dokument flitet për trafikun e drogës dhe për lidhjet që Jasin Kala nga Shijaku ka me trafikantë të ndryshëm, por edhe me pjesëtarë të administratës publike deri në krye të bashkisë së Durrësit.

“Lënda narkotike të llojeve të ndryshme pasi trafikohet nga vende të ndryshme shpërndahet më pas nëpërmjet lidhjeve të tyre në tregun e brendshëm. Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku me numër telefoni që mbaron me 489 ka përdorur edhe gjeneralitetet Jasin Avdyli.

Sipas përgjimeve telefonike të numrave …489 në datë 13.7.2018 komunikon me …300 (numër që zotërohet nga kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako).

“Cine” i shkruan SMS: “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”. Komunikuesi i dytë i kthen përgjigje se është në Itali.

Numri që përfundon me 489 komunikon më pas me një numër që përfundon me 765 të cilin e bën me dije se është me drejtorin e INUKU-t dhe e kishte rregulluar punën për ta marrë atë për shezllone” – thuhet në dosjen e prokurorisë së krimeve të Rënda.

Ish-kryeministri Sali Berisha që gjithashtu e publikoi dokumentin thotë se ai është pjesë e dosjes së prokurorisë, por po mbahet i fshehur nga kryeministri Edi Rama. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Garda pretoriane e “rilindjes”;Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,
    Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Ylsi Manja,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,
    Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,..Edi Rama,
    Erion Veliaj…

  2. O Zigur mos u jep kaq vlera sa ti quash Pretoriane, Garda Ali Babes do ti shkonte me teper ose e Haxhiqamileve te rinj

  3. Habitem shume se si i bien ne dore keto dokumentet Lapsit se mesa di une hetimet jane te BLINDUARA. asgje nuk del jasht . Edhe gazetaret investigative e kane thene ne ekrane te ndryshme se nuk ju vjen fare materjal per keto hetime.

    Lapsit nxjerr dhe nje dokument qe nuk ka as date, as firme as se nga vjen dhe kush e ka perpiluar.

    ‘ Në një dokument të publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje,’ thuhet .. po se kush e publikoi ? asnje fjale..

    Dhe nje gje shume e trashe qe lexova ne ate dokument.. se personi qe i dergon sms Dakos thot emrin e vet ‘ CINI JAM’ .. Kjo sikur nuk haet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *