• |
ide | kryesore

Njihuni me 11 kampionët e harruar të Champions League

Sport



Champions League është skena më e madhe e futbollit Europian për klube, por ka disa kampionë të mëdhenj që nuk i ka parë pothuajse fare. Më i famshmi nga të gjithë është portieri. Thibaut Courtois në sezonin e kaluar luante gjithnjë me Chelsea, këtë vit është lënë jashtë skuadre, të paktën në Champions, nga trajneri i tij Julen Lopetegui, që kur luante në fushë ishte pikërisht portier.

MBROJTJA – Nga ana teknike sektori difensiv nuk është plotësisht i ekuilibruar, por mund të ndërtohet me një linjë treshe, që nis me Danilo të Manchester City. Kohët e fundit është dëmtuar, por edhe më parë për Pep Guardiola pothuaj nuk vlente fare e nuk e kishte përdorur as në Premier League. Qendra e mbrojtjes është pa rivalë: Lovren i Liverpool, titullar në finalen e edicionit të kaluar, është pothuaj harruar nga Jurgen Klopp. Gjithnjë nga Liverpool, Alberto Moreno, që mezi fiton grumbullimet, kompleton repartin.

MESFUSHA – Në atë që quhet një lloj skuadra ëndërrash, Paris Saint Germain, ka gjetur fare pak minuta Julian Draxler, që në shumë skuadra të tjera të nivelit të lartë do të ishte titullar i palëvizshëm. Në krahun tjetër është një njohje e vjetër e kompeticioneve ndërkombëtare, ai Ashley Young që Mourinho e përdor në Premier por jo në Europë. Në qendër Arturo Vidal, që tek Barcellona po përjeton një ferr të vërtetë, aq sa përfundoi ta zinte gjumi në pankinë. Pranë tij është Gelson i Atletico Madrid, një tjetër lojtarë që përfaqëson një histori të gjatë merkato të versë që shkoi.

SULMI – Inter mori Keita Baldè për ta patur si alternativë për ta përdorur në qendër dhe në krahë të sulmit, por për momentin e ka parë fushën shumë pak. Sulmuesi tjetër i krahut i kësaj skuadre është Mahrez, një tjetër goditje e merkatos, por që fushën e ka parë shumë pak në krahasim me pritshmëritë. Qendërsulmuesi është Nikola Kalinic, përforcimi i Atletico Madrid, që është lënë në një cep nga Simeone pa i dhënë shumë shpjegime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *