• |
ide | kryesore

Champions/ Misioni Camp Nou për Inter, Ancelotti përballë të së shkuarës

F1, Sport



Nuk ka ndalesë adrenaline në Champions League. Pas emocioneve në Old Trafford vëmendja tani shpërngulet në aksin Barcelonë-Paris ku luhen kryendeshjet e raundit të tretë të fazës së grupeve. Për të mos u humbur është edhe ndeshja në Gjermani, ku Dortmund e Atletiko Madrid sfidohen për vendin e parë.

Pikërisht në Signal Iduna Park zbresin në fushë dy skuadrat e vetëm fitoreve në Grupin A. Tani është ora e të vërtetës për të vendosur supremacinë e grupit ku edhe golavarazhi është i rëndësishëm. Simeone kërkon të zgjidhë cështjen e vendit të parë, që në këtë transfertë, për ta pasur të lehtë më pas në kthimin në Ëanda Metropolitana. Borussia në anën tjetër e ka kaluar momentin e vështirë të sezonit të kaluar dhe po performon në nivele të larta.

Luhet vetëm për vendin e tretë si dritare europiane mes Brugge e Monaco, që në dy ndeshjet e para kanë pësuar vetëm humbje, duke shënuar madje vetëm një gol, me një pasiv prej respektivisht 4 e 5 golash.

E gjithë vëmendja është në Camp Nou në Grupin B ku Barcelona do të presë Inter. Italianët do të kërkojnë fitoren e tetë radhazi, për të përfituar edhe nga mungesa e madhe e katalanasve Lionel Messi. “Pa argjentinasin ndoshta është më mirë” ka shprehur me sinqeritet Spalletti, që në të njëjtën kohë i ka dhënë kreditet e duhura një formacioni yjesh si ai i Barcelonës. Dy fitore për të dyja skuadrat, që në këtë rast diskutojnë vendin e parë me kualifikimin që duket i sigurtë. Probleme për zikaltrit që nuk do të kenë Nainggolan e në dyshim Brozovic. Lajmi i mirë është rikuperimi i Perisic…

Për Tottenham është koha të fitojë, për të mbajtur një shpresë të vakët, nëse do të arrijë vetëm sukses në pjesën e mbetur të ndeshjeve. Anglezët kanë zhgënjyer në ndeshjet e para, por kanë kualitetin e duhur për të bërë keq, edhe pse në Hollandë ndaj PSV nuk do të jetë fare e lehtë.

Ancelotti e Cavani përballë të shkuarës së tyre në Parc de Prince. Trajneri i Napolit kthehet në Paris përballë ish-skuadrës së tij, ashtu si edhe uruguajani gjen kundërshtar ish-skuadrën e tij. Në një grup të komplikuar ku Liverpool është po aq pretendent, është e ndaluar të gabosh. PSG në shtëpi është i pathyeshëm, ndërsa limitet e Napolit janë në transfertë, ndërkohë që duket më e thjeshtë për Të Kuqtë e Jurgen Klopp të përmbushin fitoren kundër Crvena Zvezdës në Anfield Road.

Dy kryesueset e Grupit D luajnë në transfertë dhe kjo mund të sjellë përmbysje të hierarkisë së grupit, me turqit e Galatasaray që në shtëpi kanë shansin më të mirë për të vendosur diktatin e tyre kundër Schalke 04.

KALENDARI I NDESHJEVE
Champions League – Group A
18:55 Club Brugge – Monaco
21:00 Borussia Dortmund – Atletico Madrid
Champions League – Group B
18:55 PSV Eindhoven – Tottenham Hotspur
21:00Barcelona – Inter
Champions League – Group C
21:00 Liverpool – FK Crvena Zvezda
21:00 Paris Saint Germain – Napoli
Champions League – Group D
21:00 Galatasaray – Schalke 04
21:00 Lokomotiv Moscow – FC Porto



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *