• |
ide | kryesore

Bomba drejt banesave të Obama e Clinton, reagon Trump: Dhuna politike nuk ka vend në Amerikë

Planet



Donald Trump bëri thirrje për unitet pas zbulimit të pakove të dyshuara në adresë të Bill e Hillary Clinton dhe Barack Obama, duke gjykuar se “dhuna politike” nuk mund të tolerohet në SHBA.

“Në çaste si këto, ne duhet të bashkohemi”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Panik në SHBA/ Zbulohen bomba për Trump, Obamat, Klintonët dhe Xhorxh Soros 

“Veprimet dhe kërcënimet për dhunë politike të çfarëdolloj natyre nuk kanë vendin e tyre në SHBA. Jemi shumë të zemëruar.” – shtoi presidenti amerikan.

Trump premtoi se e do të zbardhë gjithçka mbi këtë çështje.

Presidenti amerikan, theksoi gjithashtu se “të gjitha burimet do të vihen në dispozicion që policia federale të kryejë sa më mirë këtë hetim”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *