• |
ide | kryesore

Panik në SHBA/ Zbulohen bomba për Trump, Obamat, Klintonët dhe Xhorxh Soros

Kryesore, Planet



Disa ngjarje të paprecedenta janë regjistruar ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë zbuluar disa pajisje shpërthyese të nisura për Shtëpinë e Bardhë, ish-presidentin Barak Obama, Bill dhe Hillary Klinton, miliarderin Xhorxh Soros dhe redaksinë e CNN.

Një paketë e dyshimtë që përmbante një bombë ishte nisur për tek Shtëpia e Bardhë. Këtë lajm e konfirmoi për CNN një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit. Ai shtoi se kjo bombë ishte e ngjashme me ato të dërguara në shtëpitë e Obamës, Klintonit dhe miliarderit dhe donatorit të demokratëve, Xhorxh Soros, paijse shpërthyese që u zbulua më parë këtë javë.

Sipas këtij zyrtari, bombat ishin funksionale. Pajisja e nisur për në Shtëpinë e Bardhë përmbante edhe predha të vogla.

Po ditën e sotme, policia e Nju Jorkut çmontoi një bombë që u gjet brenda një pakoje të dyshimtë në godinën ku ndodhen zyrat e CNN. Nuk bëhej menjëherë e ditur se për kë ishte dërguar pako, por redaksia e CNN u evakuua për siguri.

Lajmin për bombat e dërguara tek Obama dhe Klintonët e dha Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara.

Bombat u zbuluan para se të arrinin në adresë të Obamës dhe të Klintonëve. Shërbimi Sekret bëri me dije se dy çiftet presidenciale nuk patën kontakt me pakot.

Agjencia njoftoi se pakot me bombat brenda ishin zbuluar gjatë një kontrolli rutinë të postës së dy çifteve presidenciale.

Dyshime të forta se këto pajisje eksplozive janë të lidhura me njëra-tjetrën

Një tjetër burim i CNN bëri me dije se ka dyshime të forta se bombat e nisura për Obamën dhe Klintonët kanë lidhje me pajisjen shpërthyese që ishte dërguar në shtëpinë e Xhorxh Soros.

Personat në fjalë nuk kanë bërë asnjë koment për ngjarjen e paprecedentë.

FBI tha se paketa e destinuar për Klintonët u gjet në afërsi të vendbanimit të tyre në Chappaqua të Nju Jorkut, ndërsa për Obamat në Uashington, por nuk ofroi asnjë koment shtesë, duke thënë se hetimi po vazhdon.

Shtëpia e Bardhë i dënoi ashpër këto sulme.

“Ne i dënojmë këto tentativa sulmesh ndaj Presidentit Obama, Presidentit Klinton, Sekretares Klinton dhe figurave të tjera publike. Këto akte terrorizuese janë të neveritshme dhe të gjithë përgjegjësit do të vendosen para ligjit. Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po hetojnë dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të mbrojtur këdo që kërcënohet nga këta frikacakë.” – tha në një deklaratë zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

©LAPSI.AL 



8 Comments

  1. Mesoni Angliant oooooo analfabetet e lapsit. U eshte derguar bombe me poste ne shtepi Klintonit dhe Obamës sot, pak dite perpara Sorosit, por jo Trumpit, sic e keni gabimisht ne titull. Vaj halli ku kemi perfunduar kur gazetaret as te kopjojne nuk dijne.

  2. Kjo eshte nje sajese e te majtes ekstreme per te terhequr vemendjen nga karavani i njerezve te paguar e organizuar nga Soros qe te msyje Ameriken. Keta i kurdisin vete keto “bomba” per tu hequr si viktima te te djathteve nderkohe qe cdo dite te majtet/komunistet kryejne akte dhune per te trembur qytetaret Amerikane, kurse lideret e tyre i nxisin per dhune.

  3. Kjo historia e “pakove apo letrave postare” me përmbajtje eksplozivi, nuk është ndonjë histori e re pasi ka ndodhur shumë vite më parë edhe në Europë, (në mos gaboj në Austri) edhe me pasoja nga shpërthimi i tyre.
    Për “fat” të mirë, asnjë nga këto pako nuk ka dëmtuar ndonjerin por janë hapur e pasi është konstatuar përmbajtja e rrezikëshme, janë asgjësuar nga policia.
    Të tërheqë vëmemdjen fakti se kjo histori filloi me eksplozivin e postuar tek Georg Soros e mandej tek Klintonët, Obamët e deri CNN kundërshtarë politikë të presidentit aktual. Këtu po dëgjojmë se kjo pako i qenka postuar edhe Shtëpisë së Bardhë e ndërkaq nga njoftimet dëgjojmë se presidenti Trump, ka dënuar ashpërsisht jo ndonjë pako adresuar atij, por adresuar Klintonëve e Obamëve. Vetë lajmet kontradiktore për këtë ngjarje, të krijojnë dyshimin për vërtetësinë e tyre.
    Normalisht cilido do të shtronte pyetjen:
    Kush është i interesuar që të tentohet me këto “atentate” të dyshimta ?
    Me armët e sofistifikuara , snajperë të preçizionit të lartë në largësi të mëdha që qarkullojnë në SHBA, ata terroristë që duan të vrasin dikë, nuk ka sepse të përdorin postën.
    Pra këtë veprim mund ta kryej vetëm ndonjë njeri me nivel të ulët mendor, ndonjë psikopat vetmitar, ose dikush që kërkon të diskretitojë presidencën aktuale.

    1. Nga sa po del, përallat me kompllote e shpifje në Shqipëri burimin e kanë tek Rama me shtatë xhuxhat, ndërlidhës të mafies së drogës.

  4. O ARI e Zigurr Qarri ! A e kuptoni ju “fake news”! Ky eshte Andi Bushati! Nuk i eshte vene ,derguar,Presidentit Trump. Andi eshte nje injorant medioker si ju ARI dhe Qarri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *