• |
ide | kryesore

Italia thirrje BE-së: Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë

Planet



Italia ka kërkuar heqje të sanksioneve të Bashkimit Europian të aplikuara ndaj Rusisë. Një thirrje e tilllë është bërë nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili është shprehur i përkushtuar se vendi i tij kërkon lidhje tregtare me Moskën.

Sipas kreut të qeverisë italiane, Rusia nuk mund të bllokohet nga sanksionet pasi ajo është një lojtare e fortë në ekonominë globale.

Giuseppe Conte u shpreh se beson që ndarja mes të BE-së dhe Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë që ka nisur më 2014, tashmë ka zgjatur shumë, prandaj ai do të dëshironte të largoheshin sanksionet.

“Italia nuk ka synim sanksionet. Ato janë instrumente që duhet të hiqen sa më parë”, ka thënë Conte në Moskë.

Megjithatë ai nuk ka pranuar të flasë për atë nëse Roma është e gatshme për t’iu vënë veto sanksioneve të reja kundër Rusisë, që pritet të diskutohen mes liderëve të BE-së në muajin dhjetor, shkruan Rel.

Tregtia në mes të Italisë dhe Rusisë është rritur së fundmi, meqë ekonomia ruse është jashtë recensionit, megjithatë vazhdon të përballet me pengesa në krahasim me situatën para vitit 2014, kur BE-ja ka sanksionuar këtë shtet për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *