• |
ide | kryesore

Spanjë, kapen 5 tonë kokainë brenda një dërgese bananesh

Planet



5 tonë kokainë u bllokuan në një operacion anti-drogë në Malaga. Ato ishin të fshehura në një dërgesë me banane.

Policia spanjolle njoftoi se 15 persona u vunë në pranga.

Dhjetëra makina të policisë u panë në një park industrial në Malaga ku u gjet sasia e drogës, thanë dëshmitarët për gazetën lokale Diario Sur.

Në prill, në qytetin port spanjoll të Algeciras, po ashtu në një dërgesë me banane u gjetën 9 tonë kokainë kolumbiane, një rekord evropian në sasinë e drogës së gjetur në një kontejner për transport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *