• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është njeriu që u dërgoi pako-bombë Sorosit, Obamës, Klintonit, De Niros…

Planet



Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Jeff Sessions tha se personi i arrestuar nën dyshimet për vendosjen e pakove-bombë, ndaj përfaqësuesve të lartë të Partisë Demokratike dhe kritikëve të njohur të Presidentit Trump, akuzohet për 5 krime federale.

Organet e rendit thanë se personi i arrestuar, është Cesar Sayoc, i lindur në vitin 1962 dhe se mund të ketë edhe arrestime të tjera. Ai dyshohet të jetë autor i ngjarjes së dërgimit të pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump.

Image result for Cesar Sayoc

Sipas policisë, ai është ndaluar në zonën e Majemit, në shtetin e Floridës. Policia tha gjithashtu se ai njeri me të shkuar kriminale. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 58 vite burg.

“Nuk do të tolerojmë shkelje të ligjit, veçanërisht dhunë politike”, tha zoti Sessions.

Drejtori i FBI-së Wray tha se shenjat e gishtrinjve në pakon dërguar ligjvënëses demokrate Waters i takojnë shtetasit të arrestuar Cesar Sayoc.

Ai tha se mekanizmat shpërthyes të gjetura nuk janë falso.

Image result for Cesar Sayoc

Presidenti amerikan Donald Trump u zotua të premten se përgjegjësit për dërgimin e pakove të dyshimta ish-presidentin Barak Obama, përfaqësuesve të tjerë të lartë të Partisë Demokrate si dhe kritikëve të tij, do të ndiqen penalisht me gjithë fuqinë që parashikon ligji.

“Këto akte terrorizuese janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në SHBA”, tha zoti Trump për një grup të rinjsh që morën pjesë në takimin e udhëheqësve të rinj afrikano-amerikanë në Shtëpinë e Bardhë. “Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që dhuna politike të vendosë rrënjë në Amerikë”, tha ai.

Ndërkohë sot janë gjetur tre pako të tjera, me përmbajtje të dyshimtë që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker, ish-drejtorit të Shërbimit të Zbulimit Kombëtar James Clapper dhe senatores Kamala Harris.

Image result for Cesar Sayoc

Paketa e 11 u gjet në zyrat e një shërbimi postar në qytetin Opa-Locka të Floridës dhe mbante adresën e senatorit demokrat nga New Jersey njoftoi në një postim në twiter FBI-ja.

Njoftimin për pakon e 12-të e bëri policia e Nju Jorkut dhe në të ndodheshin adresat e ish-drejtorit të Zbulimit Kombëtar James Clapper, si dhe ajo e rrjetit mediak CNN. Zoti Clapper tha për CNN-in se nuk ishte i habitur që ai ishte në shënjestër dhe tha se incidentet ishin “serioze”.

Image result for Cesar Sayoc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *