• |
ide | kryesore

I vë zjarrin banesës dhe mbyll derën, rrezikon jetën e nënës dhe motrave 45-vjeçari në Fier

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:12 në lagjen ‘8 shkurti’ të Fierit, një zjarr ka rënë në banesën e 69-vjeçares F.D.

Dyshohet se ka qenë djali i saj 45-vjeçar A.D. që i ka vënë flakën banesës teksa po largohej, madje ka mbyllur edhe derën e banesës. Shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja bënë të mundur nxjerrjen e të moshuarës dhe dy motrave të 45-vjeçarit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia thotë se shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe, kanë shfaqur shenja asfiksie dhe u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



1 Comment

  1. i ka kerkuar lek per te bler nga ajo qe e perdor braqe,sajmiri e edvini qe ti sherbej se paku qelbit,por nuk i morri dhe ndodh kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *