• |
ide | kryesore

Koha e keqe rrezikon shtyrjen e dy ndeshjeve të Serie A

Sport



Koha e keqe kthehet të jetë protagoniste. Reshjet e shirave kanë goditur fort pothuaj të gjithë Italinë, por stuhi të vërteta parashikohen në natën mes të shtunës e të dielës, me mundësi shiu të furishëm edhe të hënën. Si rrjedhojë, nuk përjashtohen shtyrje të ndeshjeve të Serie A.

Për momentin, ndeshja që konsiderohet më tepër në risk është Genoa-Udinese, në program nesër pasdite në orën 15.00 në Marassi. Në Liguria, kulmi i reshjeve duhet të verifikohet këtë mbrëmje. Alarmi për motin e keq është evident dhe parashikimet janë që pikërisht në startin e ndeshjes mes kuqebluve të Juric e friulanëve situata të precipitojë.

Edhe ndeshja e fundit e javës, ajo e të hënës Lazio-Inter, që nis në orën 20.30, mund të ketë pasoja për shkak të kohës së keqe, në rast gjithnjë se në Romë do të bjerë shumë shi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *