• |
ide | kryesore

Stresi zgjedh qëndrimin në burg

Paparazzi, Slider



Stresi disa ditë më parë kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” por sot ai ka hequr dorë nga ankimimi.

Burime për Ballkanweb raportojnë se reperi kërkoi nëpërmjet avokatit të tij që mos të zhvillohej gjyqi sepse nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.

“Dua të rri në burg, pasi nuk kam besim tek drejtësia” – kështu është shprehur Lushaj përmes avokatit të tij. Arkimed Lushaj u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në periferi të Tiranës. Policia gjeti dhe një armë si dhe një sasi kokaine. Por familja e tij ka hedhur poshtë çdo akuzë për të duke e cilësuar arrestimin politik për shkak të babait të tij Sali Lushaj, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *