• |
ide | kryesore

Sulmohet autobusi me pasagjerë kosovarë në Serbi

Lajme, Të fundit



Një incident është regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme në Krushevcë të Serbisë, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar me gurë.

Sulmi ndodhi rreth orës 22:20.

Një nga pasagjerët, Uka Halilaj deklaroi për RTK-në se të gjithë udhëtarët u tronditën nga ngjarja në fjalë.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metrash”, tha ai.

Ende nuk është bërë me dije kush qëndron pas këtij sulmi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *