• |
ide | kryesore

Pas deklaratës së Oltit ku tha se është fejuar, flet Anxhela Peristeri: Nuk është turp…

Paparazzi, Slider



Olti Curri dukej se i vuri kapakun lajmeve se Anxhela Peristeri është fejuar, ku në një intervistë për “Rudina” pak ditë më parë, tha se unaza i rri bukur në gisht dhe së dyti, ajo ndaloi fotot në festën e ditëlindjes. Dhe Rudina Magjistari e përballi këngëtaren Anxhela Peristeri me këtë deklaratë të opinionistit, duke i kërkuar një konfirmim prej saj ditën e sotme.

Mirëpo këngëtarja nguli këmbë se nuk është fejuar, por la të kuptohej se një person i veçantë është në jetën e saj.

“Unë kam 4 vjet me unazë në gisht, ato janë lajm kot, po të shohësh fotot e mia e kam unazën ndër vite. Nuk kam marrë propozim deri tani” – tha këngëtarja Anxhela Peristeri.

Ndërsa përsa i përket deklaratës së Oltit, ajo shpjegoi se ndaloi telefonat dhe fotot që mendimi i vetëm i të ftuarve, të ishte argëtimi. Dhe këtu i japim plotësisht të drejtë!

“Fakti pse nuk doja të bëheshin fotografi është sepse hutohen me celular dhe nuk e kanë mendjen tek argëtimi. Janë ca gjëra që jam kundra. Atë natë doja të bënim qejf. Olti që e tha diçka di. Por kur të kem diçka konkrete do jem e para që do e them se nuk është turp të dashurosh”– përfundoi këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *