• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Tirona Fanatics: braktisin ndeshjen

Sport



Për Tiranën gjithnjë e më e vështirë bëhet situata, e kjo nuk lidhet vetëm me rezultatet në fushë. Ardhja e Ardian Memës nuk i ka ndihmuar bardheblutë të qepin carjen e klubit me tifozët e tyre kryesorë, grupimin Tirona Fanatics.

Shkak sigurisht është renditja e rëndë e 24 herë kampionëve, që rikthen fantazmat e të kaluarës, me frikën për një tjetër rrëzim në Kategorinë e Parë, gjë që ka bërë që në Tofik Jashari, ku Tirana luan ndaj Teutës për javën e 11 të kampionatit, tifozët të rikthejnë banderolat offensive ndaj presidentit të bardhebluve Refik Halili.

Kërkesa për të hequr parrullat nga stadiumi ka vonuar 13 minuta startin e ndeshjes, por kur policia veproi duke hequr banderolën fyese, ka ardhur edhe hakmarrja e tifozëve. “Fanatics” kanë hequr me shpejtësi të gjitha banderolat e zakonshme të tyre dhe u larguan nga stadiumi i Shijakut, duke bojkotuar ndeshjen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *