• |
ide | kryesore

Përcaktohet data dhe vendi për Superkupën e Italisë

Sport



Superkup e Italisë 2018 mes Juventus e Milan do të luhet në 16 janar 2019 në Gedda, në Arabinë Saudite. Akordi mbi datën është arritur mes klubeve dhe Federatës Arabe dhe për të 10 herë trofeu do të luhet jashtë Italisë. Shtyrja me disa ditë, në krahasim me sa ishte parashikuar fillimisht, do ta detyrojë Juventus e Milan të ndryshojnë planet dhe të luajnë më herët ndeshjet e tyre për 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë të programuar në 12 janar.

Data origjinale e 12 janarit është rrëzuar për shkak se është edhe data e impenjimit të kombëtares arabe në ndeshjen kundër Libanit, në mënyrë që të mos kishte mbivendosje të ndeshjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *