• |
ide | kryesore

“Rama po sillet si Sekretar i Parë”/ Çfarë loje po luan Meta?

Arkiva, Kryesore



Pas një heshtje gati tre ditore për arsyet se përse e nuk e ka dekretuar, Sandër Lleshin, si ministër të Brendshëm, institucioni i Presidentit të Republikës ka nxjerrë një njoftim lidhur me debatin e kreut të shtetit me kryeministrin. Ajo që bën më shumë përshtypje, është fraza e fundit, e theksuar në njoftimin e shpërndarë nga zëdhënësi Tedi Blushi: “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Lexo më tej:

Analiza/ Andi Bushati: Dashnorët e remë të kushtetutës

Pra, nëse lexojmë këtë shpjegim, është e qartë se më shumë sesa tek qëmtimi i argumentave konstitucionalë, (nëse ka të drejtë presidenti të pengojë një dekret ministror), duhet të përqëndrohemi tek argumentat politikë. Meta pretendon se vendi nuk ka nevojë për ringjalljen e Enverit apo për zëvendësimin e tij dhe se për këtë ai duhet të reagojë me aq sa ka në dorë.

Ng ky pohim del e qartë se beteja nuk ëshë më juridike, por politike.

Burime nga opozita bëjnë me dije presidenti është në dijeni të të gjitha dosjeve sekrete që ka PD-ja. Ato pohojnë gjithashtu se lëvizja e Metës është një hap i rakorduar me “bombat” e përgjimeve që selia blu ka planifikuar të plasë në javët e ardhshme, që kanë të bëjnë me kriminalizimin e pushtetit të Ramës dhe me lidhjet e tij okulte. Ato pritet të dëshmojnë përdorimin e bandave për vjedhjen e votave dhe denoncimin e njerëzve gjithnjë e më të afërt të kryeministrit, si në rastin e Vangjush Dakos.

Prandaj ndoshta edhe lëvizjea e Metës duhet parë në perspektivën e bojkotit të opozitës dhe të nismës së saj për ta destabilizuar Ramën edhe me rrugë jo institucionale.

Ky dyshim bëhet edhe më i fortë, pasi sheh vetë argumentat që jep presidenca. Ajo refuzon të furnizojë arsye ligjore dhe ka dhënë qëndrime politike: “Rama nuk duhet lejuar të bëhet si sekretari i Parë i Partisë Komuniste, që vendoste për çdo gjë”.

©Lapsi.al

 



9 Comments

  1. Nuk di per “sintonite” e nendheshme te metes me opoziten (lapsi ti deftoje po qe se ka fakte) Meta ka folur per ligjin dhe te gjitha palet te zbatojne ligjin. Duket sikur Lapsi aludon per “hakmarrje” politike te Metes gje qe e bene me kodoshllek edhe ca media qe hiqen te pavarura te informacionit. Sa per rreshtat e fundit te deklarates se Metes, gjykoj se thjesht po kundershton nj[ mentalitet totalitar qe edhe vete Lapsi e ka kundershtuar ne menyra te ndryshme.

    1. o refik a i njeh ligjet apo jo. a i di kompetencat e presidentit apo jo. presidenti ne keto raste, nqs personi qe zgjidhet minister eshte deputet, duhet te jap argumenta bindes se perse nuk pranon dekretimin e jo te thot 2sme bind mua”. pse mbret eshte presidenti? kryeminsitri ka fituar mandatin nga sovrani. presidentin nuk e zgjedh sovrani qe te ket kete lloj pushteti. ti mendon se sovrani do zgjidhte like floririn me 40 hajdutat per president? presidenti ne kete moment, ose nuk di punen e tij, ose thjesht po ben pazare tepsie me ate poturrevarurin qe mir ti behet se vet e vuri aty. ky halabajg qe nuk eshte presidenti im po krijon precedentin me te rrezikshem ne historin e shtetit. sme bind mua se ashtu jan ca pun. ky vazhdon te bej mafjozin hapur dhe i thot popullit (qe ka zgjedhur ti jap mandatin kryeministrit) mua sme do kari. ky ben sikur te jet luigji i 14. nje hajdut ordiner qe e kan par gjith shqiptaret me ze e me figur, nje injorant qe nuk di punen e vet po thejsht do ta ngjyej te tepsia dhe ngqa ana tjeter nje kryeminister idiot qe nuk e kupton qe presidenti ne kete rast flagrant mund edhe te shkarkohet pasi po ben puc istitucional si asnjehere me pare. ky po sillet si sekretar partie dhe akuzon ate tjetrin. imagjino te ta vleresoje figuren e pastertise Like floriri, ky hajdut ordiner qe e ka mendjen vetem te blloku dhe eshte thjesht nje shushunje tashme vampir qe sdo ti le pik gjaku shqiptareve. ky qe duhet te ishte ne burg eshte president.

  2. Mua mde duket se Meta ngjan shume me Enver Hoxhen ose me mire me thene nje bandit qe ka hyre kontrabande ne pushtet.Neise te dy ose te tre ose te katert jane njelloj,hajdute dhe qelbesira.Shko dhe voto per Blushin qe do me shume se gjithcka,parane.

  3. Pse nuk vini ne krye te shetit ndonje princ apo sheik sepse vdiqem duke share e u qare,s’jemi te zotet ose jemi te zotet vetem per te vjedhur dhe grabitur.Ne cdo liber apo shkrim na tregojne trima nate qe plackisim dhe vjedhim,pa shtepi dhe atdhe.Zogu nje krye hajdut dhe kusar e njihte mire kete popull,askush nuk kundershtoi kur Ai vendosi te beje shurren ne parlament,biles ja pine(30 atentate i jane bere).Hoxha mori pervojen e Zogut(serbet i sollen ne fuqi te dy) e perziu me elemente komuniste,vrau e preu sa i desh bytha,POR ama bene shtet.Nje polic me nje dhembe ne goje te dridhte mishin po ta takoje.Nuk ka zot qe na shpeton.

  4. BABALE XHISIELA LLESHI TAHIRI
    XHAFAJT TELENOVELA SHQIPETARE QE PO NA CAJNE MENDEREN. KY LLESHI SI ATO RIQEBULLET I GDHENDUR NE SHTUF. PO SI NUK PROPOZUAN NJE TE SAKTE .

  5. Hani m.. hani ju te Lapsit se Rama po ju fut gishtin ne b… te gjitheve atyre qe nuk e duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *