• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e Stresit tregon vështirësinë e martesës me reperin

Paparazzi, Slider



Keisi, bashkëshortja e Stresit ka lajmëruar hapjen e blogut të saj. Edhe pse situata ka qenë e tensionuar kohët e fundit nga arrestimi i tij, “tradhëtia” dhe thashethemet e tjera, Keisi duket se ka vendosur t’i hedhë pas të gjitha. Blogu i saj titullohet pikërisht “të jetosh jetën e gruas së një reperi”.

“Më është dashur të mendoj shumë nëse duhet të hap një blog apo jo, sidomos sepse e vlerësoj privatësinë time, por pas gjithë këtyre zhvillimeve të reja në jetën time… Mendoj se privatësia më është hedhur nga dritarja. Të qenit e martuar me një reper shqiptar më ka vendosur në qendër të vëmendjes që njerëzit të gjykojnë dhe komentojnë jetën time. Edhe pse martesa ndikon në jetën time, nuk më përkufizon mua, prandaj po zgjedh të ndaj me ju për veten dhe gjërat që kanë vlerë për mua.”- ka shkruar ajo në postimin e parë të blogut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *