• |
ide | kryesore

Biznesmeni japonez martohet me këngëtaren virtuale

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Para 10 vjetësh, Akhiko Kondo, përjetoi një traumë në vendin e tij të punës. Ai ngacmohej gjatë gjithë kohës nga koleget e tij femra dhe kjo bëri që ai të largohej nga puna por edhe të kishte vështirësi që të komunikonte apo ti besonte vajzave të tjera.

Kohë më vonë ai zbuloi këngëtaren virtuale Hatsune Miku dhe për disa vjet këngët dhe zëri i saj, sigurisht të dëgjuara nga kompjuteri ose nga versioni i saj lodër, arritën ta shëronin atë nga trauma që kishte përjetuar.Këngëtarja virtuale e bënte atë të ndihej aq mirë sa ai vendosi të martohej me Miku-n, duke e bërë kështu partneren e tij të jetës.Ai ftoi 39 njerëz në dasmën e tij, familjen, të afërmit, miqtë dhe një anëtar të parlamentit japonez, që të drejtonte ceremoninë e martesës. Siç mund ta shikon nga fotot, mungesa fizike e gruas të tij është mbushur me një kukull simbolike e cila pamjen e ka fiks si këngëtarja virtuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *