• |
ide | kryesore

Lingard sfidon Ronaldo: “Kush duket më mirë?”

Sport



Goli i parë në Champions me fanellën e Juventus për Cristiano Ronaldo, do të mbahet mend, jo vetëm sepse është një kryevepër ekzekutimi (fluturimthi me të djathtën në pasimin milimetrik të Bonucci) por edhe për mënyrën e festimit. Ronaldo ngriti fanellën duke treguar muskujt abdominalë, për të cilën zbuloi se ishte për të fejuarën Georgina, por në Manchester kanë menduar ti bëjnë një surprizë portugezit edhe për këtë.

Sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard, ka postuar në faqen e tij në Instagram një foto që tregon festimin e Ronaldo, duke i vendosur ngjitur edhe një foto të tij, në të njëjtin pozicion me deidikimin “Kush duket më mirë?” Një befasi për Ronaldo, goli i të cilit nuk i shërbeu Juventus për të fituar ndeshjen, e një sfidë e hapur abdominalesh, që mund të përfshijë edhe futbollistë të tjerë.

View this post on Instagram

Who Did It Better? ?? #99 #CR @jlingz

A post shared by JLingz ? (@jesselingard) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *