• |
ide | kryesore

Video/ Barazimi i artë për Milan, kualifikimi i mundur: Europa League prodhon 62 gola në 24 ndeshje

F1, Sport, Video



Më mirë se kaq nuk mund të shkontë për Chelsea, Lazio e Arsenal: të mëdhatë që siguruan kalimin përtej fazës së grupeve me rezultatet e arritura. Barazim i cmuar për Milan, që e pa eleminimin fare pranë, por në dy ndeshjet e fundit mbeti në lojë falë golit të Suso, që befasoi spanjollët e Betis dhe la pas grekët e Olimpiacos, pavarësisht shuplakës së dhënë Dudelange.

Chelsea është skuadra e vetme e pamposhtur në pesë kampionatet më të rëndësishëm Europian dhe blutë e Londrës siguruan fitoren në transfertë ndaj Bate me golin e Giroud. Spondi tjetër i Londrës e pati më të vështirë, sepse edhe Sporting ishte një rival shumë delikat, në lojë deri në fund për vendin e parë të Grupit E. Barazimi pa gola në Emirates mbajti skuadrën e Emery në krye, me Sporting që duhet të kënaqet me kualifikimin si e dytë.

Provë force e Lazios që kaloi në Velodrome me golat e Parolo e Correas, përpara se Thauvin të rifuste në lojë francezët, por pa mundur të kalojë barrierën difensive të Simone Inzaghit dhe një Strakosha perfekt në pritjen e minutës së 7 ndaj Sakai. Mbrëmja perfekte e bardhekaltërve, që me fitoren 2-1 kualifikohen për në 16 më të mirët me dy javë avancë.

Për Milan telashet u shfaqën në golin e avantazhit të Betis me Lo Celso, që i kujtoi anën e errët të skuadrës së tij teknikut Gattuso. në kohën, kur Olympiacos shkatërroi me goleadë Dudelange, gjërat për kuqezinjtë u vështirësuan, të kaluar nga grekët (7 pikë). Por Suso qetësoi gjithë ambjentin me barazimin që i la italianët përpara Olympiacos, ndonëse në kuotë të barabartë pikësh.

8 minuta në fushë edhe për Grezdën, në humbjen 4-3 të Rangers në transferetën me Spartak Moskë. Sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë, por megjithatë mori minuta të rëndësishme në këmbë.

REZULTATET E NDESHJEVE
Europa League – Group A
Bayer Leverkusen 1 – 0 FC Zuerich
Ludogorets Razgrad 0 – 0 AEK Larnaca
Europa League – Group B
Celtic 2 – 1 RasenBallsport Leipzig
Rosenborg 2 – 5 Salzburg
Europa League – Group C
Bordeaux 1 – 1 Zenit St. Petersburg
Slavia Prague 0 – 0 FC Koebenhavn
Europa League – Group D
Fenerbahce 2 – 0 Anderlecht
Dinamo Zagreb 3 – 1 Spartak Trnava
Europa League – Group E
Arsenal 0 – 0 Sporting CP
Vorskla 0 – 1 Qarabag FK
Europa League – Group F
Olympiacos 5 – 1 F91 Dudelange
Real Betis 1 – 1 Milan
Europa League – Group G
Rapid Wien 0 – 0 Villarreal
Spartak Moscow 4 – 3 Rangers
Europa League – Group H
Apollon Limassol 2 – 3 Eintracht Frankfurt
Lazio 2 – 1 Marseille
Europa League – Group I
Genk 1 – 1 Besiktas
Malmoe FF 1 – 1 Sarpsborg 08
Europa League – Group J
Akhisarspor 2 – 3 Sevilla
FC Krasnodar 2 – 1 Standard Liege
Europa League – Group K
FC Astana 2 – 1 Jablonec
Dynamo Kyiv 3 – 1 Rennes
Europa League – Group L
BATE Borisov 0 – 1 Chelsea
Vidi FC 1 – 0 PAOK Thessaloniki FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *