• |
ide | kryesore

“Puna me Guardiolën, më mirë se seksi” tha Alves, por përgjigjia e teknikut është akoma më spektakolare

Sport



Dani Alves është nga ata futbollistë që humorin dhe karizmën e kanë pjesë të lojës. Përvec faktit se në fushë ka fituar gjithcka, kudo ku ka luajtur, braziliani ka në mendjen e tij të paharruar sezonin 2008/2009, ku luante me Barcelonën dhe trajner ishte Pep Guardiola: “Ai është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, është edhe më mirë se seksi”. Fjalë admirimi të mbrojtësit të Paris Saint Germain, që pikërisht atë vit u bashkua me katalnasit dhe takoi njeriun që ishte i aftë të bënte revolucionin e futbollit botëror.

Guardiolas komplimentat i kanë pëlqyer, edhe pse i konsideroi disi të ekzagjeruar: “Preferoj seksin, e me diferencë të madhe”, tha tekniku i Manchester City duke shkaktuar të qeshurat e gazetarëve, që donin ta ngacmonin për rivalitetin me José Mourinho në prag të derbit të Manchester.

Dani Alves ka bërë edhe një zbulim, prapaskenë e merkatos që në mund ta shihte brazilianin të transferohej tek Chelsea e jo tek Barcelona: “Mendoav se ishte e kryer, se do të punoja me Mourinho, më pëlqente idea. Pastaj nuk e di nëse i kanë shkuar fjalë se unë nuk doja apo dicka tjetër… sepse nga ai moment raporti im me të nuk ka qenë i mirë, por jo për fajin tim”, ka shpjeguar braziliani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *