• |
ide | kryesore

Quajti Ramën të korruptuar/ Deklaratat që shpallën “non grata” eurodeputeten qipriote

Lajme, Të fundit



Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall “non grata”, ose “e padëshiruar” sot me një kërkesë të ministrisë së jashtme shqiptare. Ajo ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat ku u hodhën parulla antishqiptare.

Eurodeputetja reagoi pas deklaratës së Ramës që e quajti 35-vjeçarin një “ekstremist të marrë”, duke e konsideruar kryeministrin shqiptar të korruptuar.

“Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kaçifas në PE” – u shpreh Theocharous.

Pas incidentit te 10 ditëve më parë ajo do te deklaronte: “Shqipëria nuk do të hyjë me gjak në Bashkimin Europian”.

Ndërsa në ditën e varrimit te ekstremistit Kacifas ajo u shpreh: “Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësojnë terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm”.

Po kush është Eleni Theocharous?

Kjo nuk është hera e parë që ajo mban qëndrime antishqiptare. Sjellja e saj ka rënë për herë të parë në sy në një aktivitet në mbështetje te protestës për prishjen e ndërtimeve pa leje në Himare dy vite më parë.

“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek” – tha ajo në atë kohë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E kreu misionin per te cilin ishte ngarkuar ajo dhe nuk i plas shume pidhi i vyshkur. Tani topin ja pason ndnje nje tjetri eurodeputeti ose me e pakta Dules qe kapardiset rrugeve te shqiperise si president i republikes se vorioepirt. Shqiperia ka marr fund, rilindasit po i japin shkelmin e fundit sipas direktivave sorosiane te athines

  2. E vetmja ceshtje qe duhet te ngrihet ne PE eshte qendrimi i kesaj shurre te felliqur. Nese ministria e jashtme, dhe ne kete rast edhe parlamenti shqiptar, do te mjaftohen vetem me “non grata” ky do te jete tamam nje autopuc diplomatik . Kesaj shurre duhet ti kerkohen shpjegime ne PE dhe te merren masa nga vete PE. Nuk ka asnje ceshtje per tu hapur ne PE ne lidhje me minoritetet ne shqiperi, pasi i vetmi vend per te cilin ka folur komunitetit nderkomebtar per bashkejetese perfekte eshte shqiperia, ndersa ajo qe duhet te hapet ne PE jane kembet e kesaj shurre dhe …..

  3. qe esht i korruptuar ket e din e gjith bota edvini,por me keq esht qe kjo para dy dite qiu ramen me 300 greker ne byth,dhe vetem se nuk e la qipriotja te ja lepij bythen rama.e shpalli non grata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *