• |
ide | kryesore

Kate Upton nënë për herë të parë

Paparazzi, Slider



Kate Upton dhe Justin Verlander mirëpritën fëmijën e tyre të parë të mërkurën, më 7 nëntor.
Modelja e njohur amerikane solli në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Genevieve.

Ndërkohë dje, dyshja njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së vogël përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Genevieve Upton Verlander 11.7.18”, ka shkruar Kate Upton në Instagram.
Edhe babi Justin postoi një fotografi të ëmbël ku çifti shfaqej teksa mbante dorën e vajzës së vogël.
“Mirë se vjen në botë Genevieve Upton Verlander. Ti vodhe zemrën time që në sekondat e para që të takova, 2018/11/07”, ka shkruar ai në Instagram.

Modelja 26-vjeçare dhe lojtari i bejsbollit, njoftuan se prisnin një fëmijë në korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *