• |
ide | kryesore

Video/ Manchester është blu: City shkatërron United, Guardiola leksion futbolli Mourinhos

Sport, Video



Nuk ka histori derbi i Manchester, ndeshja më e rëndësishme javë së 12 të Premier League. City i Pep Guardiola imponoi lojën mbi sistimin makinoz të Jose Mourinhos, duke triufmuar jo vetëm për kreun e kampionatit, por edhe për filozofinë e të interpretuarit të futbollit.

E gjithë shpresa e Mourinho për të marrë një rezultat si ai në mesjavë në Torino u godit rëndë që në minutën e 11′ kur David Silva shënoi golin e avantazhit. E pra portugezi duhet ta kishte kuptuar, se edhe në Champions ishte me shumë fat. Silva finalizoi në portën e David De Gea një asist të shërbyer nga Bernardo Silva, por City mund ta dyfishonte rezultatin në disa raste, përpara se ta bënte Sergio Agüero (47′).

Look i ri i argjentinasit rezultoi me shumë fat: një gol në derbi nuk është si të tjerët. Citizens dominoi fushën dhe nuk hoqi dorë nga loja e hapur, pavarësisht rezultatit të sigurisë. Nuk është shumë e këshillueshme kundër cinizmit të United, që kualitet në skuadër ka për të shitur.

Anthony Martial ka ngushtuar diferencën dhe rikthyer United në lojë në derbin e Manchester. Në minutën e 58′ sulmuesi francez ka finalizuar nga pika e bardhë e 11-metërshit penalltinë e fituar nga Romelu Lukaku i sapofutur në fushë.

Por kjo ndeshje nuk ka histori: fati jo gjithnjë do të jetë me Djajtë e Kuq dhe këtë herë është Ilkay Gundogan, që zëvendësoi Kun Agueron, që u sigurua të mos ndodhte, duke e mbyllur ndeshjen në minutën e 86′.

Citizens ruajnë kështu pathyeshmërinë në kampionat dhe vendin e parë gjithashtu me 32 pikë (+2 ndaj Liverpool), ndërsa United i José Mourinho është 12 pikë larg në vendin e tetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *