• |
ide | kryesore

Video/ Me Shaqirin, Liverpool i pamposhtur: Salah e kosovari fundosin Fulham

Sport, Video



Nuk ndalet Liverpool në Premierl League. Rikthimi i Xherdan Shaqirit në formacion, pas lënies jashtë sfidës së humbur të Beogradit, ka rikthyer edhe buzëqeshjen tek Jurgen Klopp, që ruan kolonën zero të humbjeve me suksesin 2-0 ndaj Fulham.

I jashtëzakonshëm Shaqiri, me intensitetin e pjesëmarrjeve në aksion dhe golin e shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Rezultatin në fakt e hapi Salah, me golin tipik të tij, i gjithi në shpejtësi, por realizimi i Shaqirit, me të majtën në këndin e largët të portierit është për manual.

Në pesë prezencat e fundit me të kuqtë, Shaqiri ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asist, duke ndihmuar skuadrën e Merseyside të kryesojë me 30 pikë, ndërsa javën e ardhshme udhëton drejt Watford.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *