• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Shaqirit e krahason me Messi dhe e sfidon të jetë lojtari më i mirë i Liverpool

Sport



Thorsten Fink, njeriu që e ka ndihmuar Xherdan Shaqirin të ecë në rrugën drejt majës, beson se me aftësitë e tij natyrale fantazisti mund të krahasohet me më të mirët. Kosovari ka një talent të lindur të krahasueshëm me Lionel Messi dhe ai duhet të bëhet lojtari më i mirë i Liverpool, thotë ish-trajneri i tij tek Basel boss, Thorsten Fink.

Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës ka bërë një rrugë të gjatë nga skuadrat e vendlindjes deri tek Champions League i fituar me Bayern Munich.

Shaqiri ka nisur të prodhojë performanca shumë të mira me Liverpool, duke zënë gjithnjë e më tepër vend në formacionin e të Kuqve.

Fink është shprehur për ESPN FC për lojtarin që ka shënuar dy herë në tre përfaqësimet e fundit: “Cristiano Ronaldo, ka punuar shumë për atë që ka arritur. Por Messi e kishte të lindur. Nuk kishte pse të punonte për talentin e tij. Ronaldo duhet të punojë për këtë, të punojë me trupin e tij, të punojë me gjithcka. Për mua, Messi e ka atë talent të lindur. E po kështu edhe Shaqiri. Ai ka talentin për të luajtur e për tu bërë lojtari më i mirë i Liverpool – jo vetëm një lojtar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *