• |
ide | kryesore

Misteri i penalltisë/Portieri i Juves tregon trukun që ndaloi Higuain

Arkiva, Sport



Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, e dinte saktësisht se ku do ta gjuante penalltinë Gonzalo Higuaini, prandaj edhe ishte i suksesshëm në pritjen e saj në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj Milanit të dielën në “San Siro”. “E njoh atë [Hugiuanin], sepse ai ishte njëri prej ekzekutuesve të penalltive sezonin e kaluar”, tha Szczesny për JTV. “Vitin e kaluar, si portier i dytë, gjithmonë stërvitesha me të në penallti dhe natyrisht se edhe i kemi studiuar ato”, shtoi ai. “Vendosa të lëvizja së pari në penalltinë e tij, ai zakonisht i godet ashtu dhe unë shpresoja se nuk do ta ndryshonte këtë herë, gjë që s’e bëri. Jam shumë i lumtur që e prita”, shtoi ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *