• |
ide | kryesore

Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini kanë vendosur të martohen

Paparazzi, Slider



Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini janë shumë të dashuruar dhe kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë.

Trajneri i Juventusit dhe aktorja kanë caktuar edhe datën e dasmës, që sipas revistës “Chi”, është planifikuar për në qershor të vitit 2019.

Përgatitjet dhe lista e të ftuarve janë gati. Çifti u fotografua pak ditë më parë në një dyqan, ku Allegri surprizoi Ambra-n me një orë.

Artistja dukej mjaft e lumtur dhe e qeshur me dhuratën që i bëri partneri. Ajo zbuloi se ishte fejuar me Allegri-n në shtator të 2017-s, pas shumë përndjekjeve dhe fotove të publikuara nga paparacët në media.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *