• |
ide | kryesore

Dosja ‘CEZ’, Kuvendi kërkon informacion te Prokuroria: Në ç’fazë janë hetimet?

Lajme, Të fundit



Kuvendi kërkon të dijë nga Prokuroria se në cilën fazë janë hetimet për dosjen ‘CEZ’. Kjo dosje u rikthye për hetim në Prokurori me vendim të gjykatës.  Kërkesa është bërë nga ana e  Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj,  për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dsipozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi,” thuhet në kërkesën e Kuvendit.

Gjykata venosi zgjatjen e hetimet për dosjen ‘CEZ’, me qëllim marrjen në pyetje të Nue Kalajt, i dyshuar si ndërmjetësi mes palës shqiptare dhe çekëve për privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.



3 Comments

  1. Pushtetin e kane rilindasit, akuzat i kane bere po keta , pse nuk ka dale e verteta?Kjo ka te beje me anullimin e gjyqit, qe CEZ do paguante dem shperblimin, por qe kjo qeveri mafioze ia fali per interesa te ngushta politike ne europe. Te rroje partia desh me thane,,,,,Keta jane, ….banditet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *