• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Premier League i dorëzohet teknologjisë: aplikimi i Var në…

Sport



Zhvillim i rëndësishëm në Premier League. Nga sezoni 2019/2020, Var do të bëjë hyrjen zyrtare edhe në kampionatin anglez. Lajmin e ka dhënë në Tëitter, faqja zyrtare e Premier. Deri tani në Angli teknologjia ishte tesuar me rezultate të mira në FA Cup e Carabao Cup, por nga viti i ardhshëm, të pesë kampionatet më të rëndësishme europiane do të përdorin Video Assistant Referee.

“Klubet e Premier League janë akorduar në linjë mbi konceptin e përfshirjes së Video Assistant Referees (VAR) në kompeticion nga sezoni 2019/20 – shkruhet në komunikatën zyrtare -. Me rastin e asamblesë së sotme, klubeve i është dorëzuar një dosje mbi provat e VAR. Mësimet e nxjerra nga përdorimi i VAR në FA Cup e në Carabao Cup e kampionate të tjerë në të gjithë botën janë diskutuar me detaje – vazhdon komunikata -. Lega tani do të bëjë një kërkesë zyrtare Këshillit ndërkombëtar të Federatës e FIFA-s për përdorimin e VAR sezonin e ardhshëm”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *