• |
ide | kryesore

“Mavraj apo Ramos në mbrojtje, duhet përqendrim”: Batutë e kapitenit të kombëtares, që shigjeton edhe Panuccin

Sport



Mërgim Mavraj është i njohur për batutat e tij të humorit, por edhe ironike. E këtë herë kapiteni i Kombëtares i ka bërë të dyja, sepse nuk ka ngurruar të shigjtojë edhe teknikun e përfaqësueses për etiketimin “skuadër e shurdhër”.

“Po fole, nuk garanton që nuk pëson gol. Janë shumë faktorë. Nuk garantohet asnjëherë që të mos pësojmë, nuk ta garanton fitoren – komentoi Mavraj -. Duhet të mbrojmë portën, por duhet edhe me shumë dëshirë të sulmojmë”.

Në ditën e parë të grumbullimit, tekniku i përfaqësueses, Christian Panucci, deklaroi se skuadra nuk flet në fushë, duke pësuar gola elementarë aq sa i dukej sikur drejtonte “një skuadër shurdhmemecësh”.

Përgjigjia për teknikun erdhi në mënyrë inteligjente, ashtu si qendërmbrojtësi i Aris Selanik, referuar pikërisht golit të parë të pësuar në Izrael, ku një top i gjatë i Harush, nga porta izraelite u shndërrua në asist për Hemed.

Pasi përdori ironinë, nuk mungoi edhe batuta e Mavraj, në vigjilje të përplasjes me Skocinë. “Duhet përqendrim, për të mbrojtur portën, pavarësisht se ke Mërgimin apo Ramosin në mbrojtje. 11 ushtarë, 11 kapitenë në fushë e bëjnë ekipin të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *