• |
ide | kryesore

Video/ Katastrofa e De Gea: çfarë po ndodh me portierin më të mirë në botë?

Sport, Video



Nëse nuk konsiderohej absolutisht më i miri, patjetër që David De Gea është një prej numrave 1 më të mirë të planetit. Vetëm se shtatlartin e Manchester United për të merituar statusin e tij e tradhëtojnë shifrat, pa përmendur atë gol të evitueshëm, të pësuar në minutën e fundit të ndeshjes në Zagreb, ku gafa e tij ndoshta do të bllokojë kualifikimin e Spanjës në Ligën e Kombeve.

Një gafë e denjë për Karius, me gjithë respektin për ish-portierin e Liverpool. Problemi i spanjollit megjithatë nuk qendron në shpërqendrimin e pësuar në një moment, kur ishte e ndaluar të gaboje. Statistikat tregojnë se nuk është defekt i një mbrojtje problematike, sepse edhe me United ashtu si me Spanjën 25 vjecari pëson rregullisht dhe shumë madje

De Gea ka pësuar 23 gola në 16 ndeshje me fanellën e United, ndërsa 12 gola i ka marrë në vetëm 8 ndeshje me Spanjën. Të gjitha këti tregojnë vetëm humorin e portierit, që është i dëshpëruar në Old Trafford dhe kërkon të lëvizë, gjithnjë nëse Djajtë e Kuq ia lejojnë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/3ZukbGvlZBGyLzAF5DSA_15_e3ca08d9394c8074fc9156cb3de89516_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *