• |
ide | kryesore

Fitorja me Portugalinë nuk mjafton: ja si kualifikohet Italia…

Sport



Pasi largoi rrezikun e zbritjes në Ligën B, duke mundur Poloninë, Italia përgatitet për sfidën e Milanon kundër Portugalisë, pa Cristiano Ronaldo, me mundësi të mirë për tu kualifikuar në Final Four të UEFA Nations League. San Siro i sjell fat kombëtares italiane, e pamundur në 44 ndeshjet e luajtura aty, për më tepër fituese me katër gola të shënuar e asnjë të pësuar në të dy precedentët kundër luzitanëve.

Në ndeshjen e parë Portugalia është imponuar 1-0, motiv për të cilin skuadra e Mancinit duhet të fitojë me dy gola diferencë, për të marrë vendin e parë në grup.

Suksesi ndaj kombëtares së Santos në ndeshjen e fundit do ta ngjiste Italia në kuotën e 7 pikëve, duke i kaluar me një distancë luzitanët (6) e pastaj të shpresojë se Polonia (1) do të bëjë mrekullinë kundër kampionëve në fuqi të Europës.

Nëse Italia fiton me dy gola diferencë, atëherë për të shkuar në Final Four mjafton edhe një barazim mes Polonisë e Portugalisë, por nëse fitorja është me një gol, atëherë Lewandowski e të tjerët duhet të fitojnë përballë portugezëve që Mancini ti gëzohet kualifikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *