• |
ide | kryesore

Historia angleze: uniforma i rrinte ngushtë, sulmuesi i’a kërkon tifozit

Sport



Nga kampionatet inferiorë në Angli vjen historia më spektakolare, ajo e Kyle Perry, qendërsulmiuesit të Coalville Toën prej pak kohe në klubin e Leicestershire. Sipas asaj që bën të ditur BBC, për të sapoardhurin në klub u hsfaq një problem i natyrës extra-large. Sulmuesi 32 vjecar, duhet të bënte debutimin kundër Banbury United, por për shkak të mungesës së një uniforme të masës së tij, prezenca e tij u vu në dyshim.

Klubi nuk disponon shumë masa, sidomos nga ato për trupa të mëdhenj. Me pak fjalë nuk ka një fanellë zyrtare që ti bëjë Perry. Edhe shoqëria e ka bërë të ditur faktin përmes pronarit Rennocks: “Uniformat që kemi nuk janë shumë të mëdha, atëherë i bëmë apel tifozëve tanë sepse e dinim se ata mund të kishin ndonjë fanellë oversize”.

E kështu për ti mundësuar sulmuesit Perry të luante sfidën, mendoi Damien Troën, një tifoz i vjetër i skuadrës, tepër i lumtur që ndihmoi për klubin. Tifozi solli fanellën me masën e duhur, gjë që e bëri të lumtur jo vetëm Perry, por edhe numrin 1 të klubit, që falenderoi tifozin: “Ai na ndjek gjithnjë, kudo që shkojmë. Ka një raport të bukur mes skuadrës e tifozëve dhe kjo është dëshmia”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *