• |
ide | kryesore

Orinda Huta i rikthehet pasionit të vjetër, muzikës

Paparazzi, Slider



Orinda Hutën e kemi njohur fillimisht si këngëtare, por prej shumë vitesh ajo i është përkushtuar moderimit duke lënë pas dore muzikën.

Mirëpo pasioni i vjetër nuk harrohet kollaj dhe ajo do të rikthehet shumë shpejt me projekte të reja muzikore.
Në një intervistë për revistën “Class” ajo ka zbuluar se po punon për 3 këngë të reja: “Janë disa këngë që po punoj dhe shpresoj që së shpejti t’ja paraqes publikut! Janë balada që personalisht i dua shumë! Mund të them se njëra prej tyre është krijim i Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku. Tjetra prej një krijuesi të huaj”.

Ndërkohë ajo ka zbuluar se po pret të publikojë edhe videoklipin e ri xhirimet e të cilit i ka përfunduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *