• |
ide | kryesore

Javët e ardhshme në politikë, 4 çështjet që Basha diskutoi me grupin parlamentar

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar ku është diskutuar për çeshtjet kryesore të javëve të fundit.

Mësohet se pika e parë që është diskutuar lidhet me qëndrimin që do të mbajë PD ndaj seancës të së enjtes në Kuvend ku do të diskutohet për buxhetin.

Pika e dytë e diskutimit lidhet me mbështetjen në çdo kohë të protestës së banoreve tek Unaza e Re.

Pika e tretë ishte përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë.

Basha kërkoi qe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme. Kjo i paraprin mbledhjes së kuvendit kombëtar me 15 dhjetor. Më pas do të nisë ngritja e shtabeve elektorale. “Ne duhet të diktojmë axhenden politike te vendit, sic kemi bërë deri tani” është shprehur Basha.

Pika e katërt ishte informim për misionin e Venecias. Opinioni i Venecias për Vettingun e politikanëve, e propozuar nga PD, pritet pas dy javësh.



1 Comment

  1. Ndonje pik per reformen zgjedhore nuk te vajti mendja. Mbajeni mend se si ka per te te pellitur me te madhe, se i vodhen zgjedhjet dhe do tregoj me gishti te tjeret qe nuk ben reformen zgjedhore. A re pler e qelbur qe nuk u bere njeher burr e tu dalesh perball problemeve. Po gjithmon me dredhi dhe hile. Mire ta ka ven emrin ARTIST ai bojaxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *