• |
ide | kryesore

6ix9ine në burgun më famëkeq të Brooklyn

Paparazzi, Slider



Raperi Tekashi 6ix9ine është futur në burgun më të famshëm të Brooklyn-it, i njohur për mbajtjen pas hekurave të njerëzve “jashtëzakonisht të rrezikshëm, të dhunshëm, ose të prirur për arratisje”. 6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, u arrestua pas akuzave për shantazh dhe poseidim të armës së zjarrit, nga gjykata federale e Manhatanit të hënën. Prokurorët federalë thanë se reperi 22-vjeçar ishte përfshirë për disa vjet në bandën e dhunshme të Nju Jorkut, Nine Trey, një “sekt i dhunshëm”. Lance Lazarro, avokati i rapperit, tha për “TMZ” se 6x9ine është vendosur në një pjesë të ndarë të burgut për shkak të statusit të tij si i famshëm.

Prokurori Michael Longyear pranoi të hënën se 6ix9ine ishte një objektiv i bandës dhe se anëtarët e saj donin ta dhunonin atë ose ta vrisnin.

Reperi u arrestua të dielën dhe u dënua të hënën së bashku me pesë persona të tjerë të lidhur me sektin Nine Trey.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *