• |
ide | kryesore

LSI dhe PS bashkojnë votat në Elbasan, PD kundër

Lajme, Të fundit



Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Elbasanit për të miratuar paketën fiskale të vitit 2019.

Edhe pse është kundërshtuar nga këshilltarët e djathtë, përsëri paketa fiskale u miratua me shumicë votash. Demokratët e justifikuan votën “kundër” për shkak të taksës së pronës e cila, sipas tyre, rëndon xhepat e qytetarëve.

Partia Socialiste e konsideroi politik qëndrimin e demokratëve pasi, sipas të majtëve, taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë e Elbasanit janë pothuajse të pandryshuara prej 12 vitesh dhe përherë janë miratuar në unanimitet.

Me bashkimin e votave PS dhe LSI, paketa fiskale u votua me 27 vota “pro” dhe 11 “kundër”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *