• |
ide | kryesore

FOTO/ Lokali i bërë shoshë nga plumbat në Lushnje ku u plagos Taullau

Lajme, Të fundit



Zbulohen pamjet e para nga atentati në Lushnje ku një sulm me armë mbeti i plagosur Saimir Taullahut. I plagosuri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i denjuar bashkë me Laert Haxhiun për ngjarje që lidhen me përplasjet me bandën e Aldo Bares. Haxhiu është personi që dyshohet se kreu atentatin në Lushnje para një viti. Dyshohet se Taullahu ka financuar dhe mbrojtur Laertin Haxhiun pas vrasjes së kryer një vit më parë. Nga të dhënat e para thuhet se i plagosuri është në spital në gjendje të rëndë. Lapsi.al sjell pamjet e lokalit të bërë shoshë nga plumbat.

Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. ©LAPSI.al  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *