• |
ide | kryesore

Fundi i një miti/ Çfarë la pas Bernardo Bertolucci (FOTO/VIDEO)

F1, Kryesore, Paparazzi



Bernardo Bertolucci regjisori italian, fitues i shumë çmimeve për veprat “Tango e fundit në Paris”, “Perandori i Fundit” dhe “Ëndërrimtari” ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare pas një beteje të humbur tragjikisht me kancerin. Për afro një dekadë, ai ka qëndruar në karrige me rrota pas operacionit i cili nuk rezultoi me sukses në vitin 20o3 dhe e la atë të paaftë për të ecur.

Në karrirën filmike që daton në fillimet e viteve ’60, Bertolucci u bë një figurë kyçe e rrymës së re italiane së bashku me (Antonioni, Fellini dhe Pasolini) por në mënyrë unike bëri një tranzicion të sukseshëm në filmin “Perandori i Fundit” ku fitoi 9 çmime Oscar duke përfshirë fotografinë më të mirë dhe regjizori më i mirë.

Bertolucci lindi në Parma në vitin 1941 dhe u rrit në një atmosferë letrare dhe artistike pasi ishte i biri i një poeti dhe mësuese. Për arsye se babai i tij Attilio, ishte mik i Pier-Paolo Pasolini, Bertoluci arriti që në moshën 20-vjeçare të punësohej si asistent në debutimin e filmin dramë “Accattone” në vitin 1961. Kjo ishte ajo që nxorri në pah aftësitë e tij. Pasolini e ndihmoi më tej duke e rekomanduar atë si skenarist për “La Commare Secca” (The Skinny Gossip, i njohur si The Grim Reaper) i cili e bëri debutimin si regjizor për herë të parë të Bertolucci më 1962.
Bertolucci vazhdoi të kontribuonte si shkrimtar dhe të jepte ide sidomos në “Një herë e në KOhë në Lindje” të Sergio Leone. Por karriera e tij si regjizor filloi me filmin “Përpara Revolucionit” (1964), një film, skenat e të cilit xhirohen në Parma dhe që flet për historinë e një studenti që ka një lidhje incesti. Duke vijuar më pas me filmin ”Konfromisti” që influencoi shumë për kohën.
“Jetoja si në një ëndërr të komunizmit” është shprehur Bertolucci.

“Konfromisti” shënoi fillimin e bashkëpunimit të Bertoluccit me producentin Vittorio Storaro (i cili ishte kameraman në filmin Përpara Revolucionit). Së bashku, në çift do të krijonin në varg magjish virtualisht joshëse duke përfshirë “The Spider’s Stratagem” (1970), “Tango e fundit në Paris” (1972) and “1900” (1976). “Tango e fundit” filmi që aktruan Malon Brando dhe Maria Schneideri. Një film që përveç se e bëri Bertoluccin të njohur nderkombëtarisht, i dha dhe një famë të keqe për shkak të skenave erotike në film. Por falë kësaj fame Bertolucci arriti të rekrutonte disa aktor të nivelit të lartë si Robert De Niro, Gerard Depardieu dhe Burt Lancaster në filmin italian historik-dramatik “1900”.
“Perandori i fundit”, i mbështetur nga producenti britanik Jeremy Thomas, shënoi një sukses tjetër të madh, nëpërmjet të cilit siguroi leje për të filmuar brenda qytetit të ndaluar të Pekinit. Duke u nisur nga një sukses i një shkalle të lartë, Bertolucci mbeti me regjizorin Thomas dhe të dy nisën rrugëtimin për të realizuar filmat “Qielli i Strehimit”, “Vjedhja e Bukurisë” dhe “Ëndërrimtari”. Në filmin e fundit Bertolucci u rikthye në përzierjen e politikës radikale dhe erotizmit me të cilën e kishte lënë vulën e tij disa dekada më parë.

Tango e Fundit në Paris, ishte filmi që i solli Bertoluccit një vëmendje globale. Filmi erotik ku luajti Marlon Brando dhe Maria Schneider, e cila asokohe ishte 19 vjeç. “Tango e fundit”, u cilësua tronditëse në botën e filmit për shkak të skenave seksiste. Por kritikët si Pauline Kael dhe Roger Ebert, e quajtën “një nga përvojat e mëdha emocionale të kohës sonë”. Megjithatë, filmi u diskutua gjatë për një skenë në të cilën personazhi i Brando përdhunon (seks anal) Schneider’s, duke përdorur gjalpë si një lubrifikant. Në një intervistë të vitit 2007, Schneider tha se skena nuk ishte fillimisht në skenar, dhe se ishte diçka që diçka Bertolucci dhe Brando e befasuan atë. “U ndjeva e poshtëruar dhe të jem e sinqertë, ndihesha pak e përdhunuar, si nga Marlon dhe nga Bertolucci,” tha ajo. Në vitin 2016, pasi historia u përsërit (një vit përpara se lëvizja #MeToo të niste), Bertolucci tha se skena ishte në fakt në skenar; ishte vetëm gjalpi që nuk ishte paraprakisht i planifikuar.

“Fundi” i Bertolucci ishte me filmin “Unë dhe ti”, i bazuar në një roman i shkrimtarit Niccolò Ammaniti. Ai ishte martuar që nga viti 1978 me Clare Peploe, por nuk kishte fëmijë.

Marrë nga : The Guardian

Përshtati në shqip: LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *