• |
ide | kryesore

Dua Lipa uron pavarësinë në një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Dua Lipa nuk e ka harruar rëndësinë e ditës së sotme! Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja e hitit “New Rules” ka uruar në gjuhën shqipe të gjithë bashkëkombasit e saj në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dua ka shkëputur disa imazhe ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Isaac Carew në koncertin në Prishtinë, teksa kanë hedhur pas krahëve flamurin shqiptar.

Ndërsa në videon e publikuar, këngëtarja shqiptare valëvit flamurin kuq e zi përpara kameras, ndërsa pas brohorasin të gjithë fansat e saj.

“Urime dita e flamurit, me shumë dashuri ♥” – shkruan krahas postimit këngëtarja shqiptare.

Sakaq, Rita Ora dhe Bebe Rexha ende nuk kanë reaguar në rrjetet sociale për Shqipërinë, teksa janë përqëndruar tek eventet ku kanë marrë pjesë së fundmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *