• |
ide | kryesore

Klopp fantastik në mix-zone: “500 mijë ndalesa, n’a bënë të dukeshim kasapë”

Sport



Liverpool duhet të mundë tashmë Napoli në ndeshjen e fundit të grupit të Champions League për të kaluar raundin, por në kampin e Reds janë të shumta keqardhjet e mbi të gjitha ankimet mbi të gjitha në lidhje me sjelljen e kundërshtarëve.

Sfida në Parc de Prince kundër Paris Saint-Germain, a përfunduar 2-1 për francezët, por në pjesën e dytë ka qenë një lojë pa ritëm e ndërprerë në vazhdimësi me faullat e fituar nga Neymar e të tjerët. Në përfundim të ndeshjes, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, e ka vënë theksin ironikisht pikërisht në këtë fakt, duke akuzuar lojtarët e PSG se kanë abuzuar me lojën e shëmtuar.

“Nuk dua të them se Psg nuk e meritoi, pòr…”, e ka nisur kështu intervistën në mix-zone pas ndeshjes tekniku gjerman i Liverpool, që merret vecanërisht me pjesën e dytë të ndeshjes: “Neymar u tregua inteligjent. Fitonte faulle për të ndaluar ritmin, mbi të gjithë duhet të them ai u tregua dinak. Në fakt shumë lojtarë rrëziheshin në tokë, sikur kishin pësuar ndonjë dëmtim të rëndë. Rrëzoheshin sikur të kishin vdeklur e pastaj coheshin. N’a bënë të dukeshim si kasapë. Në pjesën e dytë pati 500 mijë ndërprerje e arbitri mendon se e ka bërë mirë punën e tij. Mund ti jepte karton të verdhë. Nëse dikush rrëzohet pa motiv, është i verdhë, sjellje antisportive”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *