• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama e quan “të lajthitur” kryebashkiaken e Shkodrës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është “kapur” këtë të enjte me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. Një deklaratë e saj që e quan 29 nëntorin një “ditë të zezë” për shqiptarët është postuar nga vetë Rama në Instagram.

“Për Shkodrën, 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, – dëgjohet Voltana Ademi gjatë videos të cilën Rama e konsideron lajthitje.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, – shkruan Rama. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

???Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë????

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on



13 Comments

  1. o moçalor kokqyteti data 29 nandor ne shkoder asht dite zije e flamuri sot duhet te jete ne gjysme shtize. me 29 nandor ne shkoder hynen moçaloret komunista me yllin e kuq ne balle e instaluen koleren e kuqe e injorancen moçalore.

  2. Në fakt e ka një gabim znj. kryetare e bashkisë së Shkodrës, kur përmend vetëm 29 nëntorin si ditë zie .
    Ditë zie për shqiptarët duhet të caktohet edhe dita kur Fatos Nanoja na solli nga urat e Parisit këtë gjatoshin bojaxhi, me thoj të pistë e kokë të palarë, siç e ka deklaruar vetë publikisht, e na e bëri …….???????
    Çfarë të themi ???
    Na e bëri ministër kulture ????????????????????????????????????????????????

    1. E sakte feste eshte vetem 28 Nentori, 29 Nentori eshte dite perkujtimore, kujtohen te gjith ata qe dhane jeten per lirine e shqiperise. Ata mund te kene qene komunista, ballista, partizane te thjeshte apo qytetare qe moren armet dhe luftuan pushtuesin.
      Mos harro qe edhe Partia Demokratike e perkujton diten e clirimit, thjesht ajo e ben me 28 Nentor dhe jo me 29, pra nuk shtrohet ne diskutim a duhet perkujtuar (festuar me term popullor) dita e clirimit, po ne ca date u larguan gjermanet.

  3. qija ropt. po pse kan mbaruar hallet e shqiptareve qe keta te politikes kan 28 vjet dhe akoma merren me daten e clirimit. po kujt i plasi kari se eshte 28 apo 29 (me mir 29 qe te bejm dy dite pushim te pakten). hallet tona jan shume me te renda sesa data e clirimit:
    1. emigracioni i pafund nga mungesa e mundesive ne shqiperi
    2. oligarket dhe kriminelet kontrollojn cdo arterie te ekonomis
    3. taksat vetem rriten dhe rrogat ne vend numero
    4. po zdhuken e vriten njerez perdit si me qen ne luft se i tille eshte bilanci i vdekjeve.
    5. pushteti i Rames vetem forcohet pasi nuk ka oponenc e nuk ka opozit. Rama pi kokain e vesh brekushe se e di qe ska kush ta bezdis me.
    6. opozita nuk ngjall besim dhe eshte marr peng nga dyshja Basha-Berisha. nuk pranojn njerez te rinj. nuk pranojn ide te reja dhe si rezultat po shkojn keq e me keq ne zgjedhje. nuk mund te pretendosh zgjedhje te lire ne shqiperi kur nuk je i gatshem ti besh ne parti.
    7. luli eshte bler nga Rama qe me marveshjen e 18 majit (mori ca lek e ca demshperblime dhe ca drejtori ku ka mundesi korrupsioni)

    keto jan arsyet per te cilat duhet te shqtesohen shqiptaret dhe jo e la se lagu e per cdo pordhe politike te bejn si tifoz ultras per parti. po pse o popull duhet me u zen per daten e clirimit, a mos valle i keni zgjidhur te gjitha hallet e tjera?

  4. edhe une jam e mendimit te voltanes pasi kudo ne bote qe ndodhen shqipetaret te degdisur nga komunizmi festojne vetem 28 nentorin diten e pavarsise jo diten qe popülli do fillonte te vuante komunizmin gjemen me te keqe i cili shfarosi ntelektualet me gjygje faktive

  5. I çmenduri me dokumente të spitalit flet për të lajthitur… Kjo është Rilindja, Ripjella e së keqes…

  6. Sa bukur e ka argumentuar Voltana;
    Jame referuar ti referohem referimeve historianeve edhe pse nuk eshte historiane per te percaktuar historine e historianeve.
    Kush eshte e lajthitur d.m.th. kupton apo jo ne kete drejtim!?

  7. Kur vjen menopauza,veproi dhe si e lajthitur,ne cdo kuptim,politik,historik,fizikisht dhe seksualisht,leje politiken dhe kushtoju seksit se koha iken voltan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *